E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, vidhet dhe plagoset me thike hotelieri

Vetem nje ore para se te ndodhte grabitja e agjencise se kembimit valutor, nje ngjarje e ngjashme ka ndodhur tek nje hotel, prane doganes se Tiranes, por kete here grabitesit kane qene te pamaskuar. Ngjarja ndodhi ne oret e drekes. Plani i grabitjes duket se ishte organizuar me se miri nga dy te rinjte. Ata kane menduar me detaje, menyren sesi do te vepronin per te arritur qellimin. Te dy kane hyre normalisht ne hotel "Akropol" dhe kane nisur te interesohen, duke pyetur njerin prej hoteliereve per cmimet e dhomave. I ndodhur i vetem ne ate ore, hotelieri Genci D. 26 vjec, eshte munduar t'i tregoje te rinjve "kliente", kushtet e dhomave dhe cmimet e tyre. Mesa duket ky moment eshte shfrytezuar shume mire nga "klientet" grabites, te cilet kane gjetur rastin e pershtatshem dhe kane mundur t'i vjedhin 26-vjecarit Genci D. sasine e parave qe kishte me vete, e cila nuk behet e ditur. Dy te rinjte jane larguar me qetesi, duke mos vendosur per te marre dhome ne kete hotel. Vetem pak momente me vone hotelieri ka konstatuar vjedhjen dhe eshte vene menjehere ne ndjekje te te dy te rinjve hajdute. Ndjekja e tij ka rezultuar e suksesshme, sepse grabitesit nuk kishin mundur te largoheshin shume metra larg nga vendi i ngjarjes. Ne momentin qe i ka kapur, ai i ka kerkuar atyre qe t'i kthenin parate e grabitura. Por grabitesit jo vetem qe nuk kane pranuar te kene kryer nje veprim te tille, por e kane kundershtuar dhe qelluar me pas me thike. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, qe konfirmuan ngjarjen thane se nga goditja, hotelieri ka marre plage ne nje pjese te trupit. Ai eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Blute e Tiranes pasi kane konstatuar ngjarjen, jane vene ne kerkim te autoreve te saj, por nuk kane mundur dot t'i arrestojne. Sipas policise keta persona ende nuk jane identifikuar. Gjithsesi policia ka marre shpjegimet e duhura nga i demtuari dhe po punon per zbardhjen e ngjarjes, si dhe te dy autoreve te kesaj grabitje.

E.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›