E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Bashke me Blushin, vetem maksimalizojme votat

Kandidati per kryetar i Partise Socialiste, Arben Malaj, ne nje interviste per emisionin "Fakt" te gazetarit Clirim Peka, ne "Neser TV", ka percaktuar linjat kryesore ne te cilen do te mbeshtetet gara e tij me Ramen. Ai ka mohuar qe ndarja e votes me Malajn, lehteson fitoren e Rames, perkundrazi e maksimalizon voten perballe tij. Njeheresh ai nuk ngurron te shprehet, se nese fiton do ta njohe fitoren e tij. Nga ana tjeter, Malaj shprehet se duhet pritur raporti i nderkombetareve per zgjedhjet, pastaj te mbahet qendrimi. Per deputetet e PS, vendi eshte ne Kuvend.

Tashme keni shpallur kandidimin per postin e kryetarit te PS. Deri me tani nuk kemi pare qe te kerkoni publikisht mbeshtetjen paraprake. Pse?

Procedurat nuk e parashikojne ne PS, qe kandidimi duhet te kete mbeshtetje paraprake. Tek partite e tjera ka nje procedure tjeter per mbeshtetje paraprake. Une nuk kam preferuar te mbledh vota, meqenese nuk ka nje procedure per mbeshtetje paraprake.

Pra jeni zyrtarisht kandidat?

Kandidaturat do te shpallen ne Kongres dhe brenda tre ditesh do te regjistrohen. Pastaj, per te vijuar me fushaten. Shpallja e kandidatures eshte nje moment pozitiv, qe pasi eshte hapur gara, te mund te ofrosh nje kontribut.

Nje parti jetegjate gati 70-vjecare, e drejtuar nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano dhe tani nga Edi Rama. Te gjithe jeten e saj nga 4 kryetare. Mund te fitoje nje person me origjine greke?

Une kam ndjere nga afer, respektin e kolegeve te mi. Nuk besoj se prejardhja familjare eshte nje element disavantazhi. Une besoj se avantazhi qe me sjell karriera ime dhe prejardhja ime familjare, me ben qe te jem optimist per kete gare. Une besoj qe kushdo nga koleget e mi, qe nuk do te ishte thjesht i ardhur nga "Blloku", do te ishte i mirepritur. Ka plot njerez ne lidershipin e PS-se qe nuk e kane kete kusht, por kane nje karriere. Kam arsye per te qene optimist dhe nuk kam arsye qe te jem pesimist per ato qe thoni ju. Kur merr nje vendim kaq te rendesishem, duhet te kesh mbeshtetje nga familja, e dyta nga koleget qe ke punuar dhe qe ke ndare bashke pergjegjesite. E treta eshte shume me rendesi dhe mendimi i opinionberesve. Vleresimi qe bejne analistet per garen e PS-se, ka qene nxites dhe jo frenues.

Kandidatura e Blushit duket e paevitueshme. Mendoni se mund te ndahet vota mes jush?

Une kam nje mendim pak ndryshe, te ndare me koleget. Fitues nuk eshte ai qe merr me shume vota, por ai qe merr 50+1 te votave. Duke pasur parasysh qe midis meje dhe Blushit ka nje mirekuptim, mendoj qe nuk e ndan voten, por e maksimalizon ate. Harmonizimi i veprimeve eshte i domosdoshem. Ne asnje rast nuk mendoj qe hyrja ne gare e kolegut tjeter, mund te lehtesoje fitoren e Rames.

Takimi juaj dhe i Blushit me zotin Nano...?

Takimet nuk jane te fokusuar ne kandidatura, por kemi qene te fokusuar ne problemet tona. Jemi per te dyten here ne opozite, pasi menduam dhe identifikuam qarte ne 2005, na ndodhen edhe ne 2009. Nuk eshte nje gare per mbeshtetje pro apo kunder. Kjo gare eshte e veshtire, por mund te arrish qe te kalosh sfidat qe po kalon kjo force politike.

Ne baze te shifrave, ajo qe eshte me problematike numri i votave ne koalicione, e djathta eshte me perpara. E djathta per here te pare ne Shqiperi eshte 30 mije vota perpara, duke e kaluar LSI-ne me te majten. Kjo eshte humbja e pare reale e socialisteve perballe te djathtes shqiptare?

Te mos harrojme qe PD-ja kishte avantazh faktin e te qenit ne qeveri. Per shkak te sistemit rajonal proporcional, PD-ja mori deputete me shume, megjithese ishte me pak se PS me vota.

Bashkite e medha te drejtuara nga PS nuk kane me pak administrate se ekzekutivi...?

Ajo qe ka ndodhur sot e ka eliminuar mundesine qe te kete nje mazhorance stabel. Pra cdo lider duhet te kete parasysh qe pa bere koalicione, s'mund te kesh nje mazhorance te tille. Pikerisht eshte ajo qe theksova, qe per here te dyte PS nuk arrin te maksimalizoje koalicionin e saj.

Zoti Malaj, gjykimi juaj mbi standardet e zgjedhjeve. I permbushen apo jo standardet?

Eshte nje debat i hapur. Debati politik qe une kam filluar pas zgjedhjeve eshte qendrimi i PS ne parlamentin e ri. Pa pare me pare se cfare do te thote certifikimi i zgjedhjeve per integrimin e vendit, ne nuk mund te gjejme nje argument mbeshtetes dhe t'i quajme institucionet e papranueshme. Nuk mund ta perdorim si element te nje lloj agresiviteti, ne rritje per raportet politike ne vend. Nuk eshte e mire per ne qe te jemi ne opozite. Nuk arritem dot ta maksimizonim fitoren tone. Por ne kushtet kur vendi eshte duke negociuar per levizjen e lire, PS duhet te kerkoje komision parlamentar qe te kontrolloje procesin dhe pikat qe duhet te permbushen, per te perfituar sa me pare. Eshte nje skanim qe do t'i beje Komisioni Evropian per standardet. Ne kete rast nuk ka institucion tjeter pervec parlamentit qe te ushtroje presion pozitiv, per t'u bere keto reforma. Pergjegjesia jone per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE, eshte jetike. Nese nuk e pershpejtojme kete proces, une them qe kosto vjen e rendohet.

Ky eshte qendrim i nje kryetari opozite konstruktive...?

Kjo s'do te thote gje, s'jane ide qe lindin sot.

Pse duhet te iki Rama?

Qendrimi yne duhet te jete i unifikuar. Nese zgjedhjet pengojne integrimin, partia opozitare te kerkoje zgjedhje te parakohshme. Nese nuk ka verejtje, vendi yne eshte ne parlament. Nese kryetari nuk e sjell partine ne pushtet, atehere nuk ka permbushur objektivin. Me filozofine qe nese nuk fitoj do te heq dore nga kryetari, atehere duhet te zbatohet. Ne mund te bejme goxha diskutime, por rezultojne qe ne kater vitet e ardhshme ne jemi ne opozite.

Cfare garancish ka Arben Malaj se mund te jete kryetar i opozites se bashkuar? Keni folur per bashkepunim me zotin Meta. Nderkohe qe ne 2001 keni pasur nje perplasje...?

Ka pasur nje konkurrim, eshte gje normale. Nuk jam per te humbur, por per te qene ambicioz. Pra nuk besoj se konkurrimi ne ate moment ka sjell kosto. Pas atij konkurrimi erdhi ne pushtet. Mendoj qe bashkimi qe ne kete dinamike ndryshimesh sociale, pasiviteti te zhvillimit te politikes se vend, sigurisht qe je i detyruar te orientohesh nga konturimet e koalicioneve, qe eshte bashkepunim efikas dhe unifikimin e plote, pse jo edhe zgjerimin ne krahun tjeter. Keto jane parakushte. Zgjerimi nga krahu tjeter mund te ndodhe sic beri Partia Demokratike. Sfida me e rendesishme e LSI nuk eshte bashkimi, por kur te behet inventari i eficences se saj. Politikisht ne nuk kemi te drejte te mendojme qe meqe LSI beri koalicion me PD, nuk eshte me aleat me ne.

Nese ju fitoni, mos harroni qe keni zgjedhjet lokale. Cfare i duhet PS qe mund te humbase qe ne garen e pare? Duhet kujtuar ketu qe pritet dhe liberalizimi i vizave, gje shume e pritur nga njerezit dhe qe do te mund ndikoje ne shtimin e votave te PD.

Ne kulturen politike nuk mendoj qe zgjedhjet lokale jane nje kusht per kredibilitetit e nje lideri, vecse ne rastin kur nje lider e vendos per te fituar besimin. Ajo qe shqiptaret do te vendosin per te votuar do te jete ajo qe ato ndjejne. PS pervecse do te beje te qarte rastet e abuzimit, duhet te levize me opsione qe ofrojne garancine. Puna e pare qe duhet bere pas zgjedhjeve te Kongresit, lidershipi duhet te fokusohet ne maksimizimin ne komunat dhe bashkite qe ka, nese ky avantazh do te rritej, do te ishte dicka e mire. E dyta eshte oponenca ne parlament.

Sa besoni qe gara ne PS do te jete e ndershme?

Nje nga armet kryesore eshte standardi i zgjedhjeve. Nuk mund te jesh i besueshem per nje debat per mungesen e standardeve te zgjedhjeve, nese nuk i zhvillon vete ato.

Cfare qendrimi do te mbani, nese Rama rizgjidhet kryetar?

Ne jemi duke ndjekur nga afer gjithcka qe po ndodh. Ne kulturen time politike, nese nje rezultat eshte fitues per Ramen, ai eshte i detyrueshem per t'u respektuar.

Rama ka deklaruar se rikandidimin ia kishte kerkuar Vali, Ruci etj. Po ju kush ua kerkuar?

Nuk besoj se Rama duhet te permend te tjere per te bere te mundur qe te rikandidoje me nje besueshmeri te cunguar. Rama tentoi qe te sjelle kete lloj modeli, qe rezultoi i cunguar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›