PDIU: INSTAT të zbatojë ligjin për Censusin

Sipas kësaj partie, në bazë të këtij vendimi, Shqipëria u atashohet vendeve perëndimore ku koncepti i kombësisë nuk është më i lidhur me konceptin e etnisë, por me atë të shtetësisë.
“Në këndvështrimin tonë, ky vendim është i drejtë dhe ka ardhur në kohën e duhur. Për sa i përket censusit, PDIU i bën thirrje INSTAT që të zbatojë amendamentet e PDIU-së, që e detyron të verifikojë dhe ballafaqojë e të dhënat e grumbulluara gjatë censusit, sipas detyrimit të saj në bazë të ligjit për censusin”, tha zëdhënësi Ardi Bido.
PDIU-ja i bën thirrje INSTAT-t të verifikojë të dhënat mbi hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që të garantohet që asnjë jorezident të mos përfshihet në statistikat e censusit. “Në këtë mënyrë garantohet që asnjë abuzim të mos zhvillohet mbi të dhënat që do të rezultojnë nga censusi i popullsisë”, vijoi ai. /Start/
2011-12-06 12:04