E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti pengesë për drejtësinë

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu tha gjatë seminarit "Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile", se duhet një bashkëpunim më i madh mes qeverisë dhe shoqërisë civile. "Qeveria duhet të jetë partnere për reformat dhe duhet të sigurojë transparencë", deklaroi Arvizu. 

Duke folur për drejtësinë, Ambasadori Arvizu tha se "imuniteti pengon drejtësinë dhe se drejtësia nuk funksionon sipas rregullave".

Ndërkohë, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi u shpreh se qeveria është përgjegjëse që zëri i qytetarëve të dëgjohet. "BE ka mbështetur shoqërinë civile me rreth 1.2 milionë euro. Fondet janë akorduar për nxitjen e shoqërisë civile, por që shoqëria civile të funksionojë duhet të ketë një përmirësim të dialogut mes qeverisë dhe shoqërisë civile", deklaroi Sequi. Sipas tij, ka nevojë për përmirësim të legjislacionit ashtu si edhe për mbrojtje nga qeveria.

Ministri i Financave, Ridvan Bode i pranishëm në tryezën e zhvilluar tha se, qeveria ka mbështetur organizatat jo fitimprurëse. "OJF-të janë përjashtuar nga Tatimi mbi Fitimin", deklaroi ai. /Start/

                                                                                             2011-12-06 12:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›