PDIU Te amendohet ligji

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të kërkojë amendimin e ligjit për gjendjen civile si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Gjykata Kushteuese pak ditë më parë, e cila e ka rrëzuar atë në lidhje me nocionin e kombësisë dhe me proçedurat e ndryshimit të saj.
“Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk është zbardhur akoma, por që kërkon përkufizim të termit kombësi apo përkatësi etnike. Ne do të presim vendimin dhe në varësi të tij, ne do të kërkojmë amendimin e ligjit për gjendjen civile, në mënyrë të tillë që të kemi koncept të qartë dhe objektiv të kombësisë e cila saktësohet vetëm në zyrat e gjendjes civile mbi bazën e dokumenteve dhe jo mbi bazë vetëshpalljes momentale të frymëzuara nga emocione apo nga RegjistrimiPërplasje Dule-Pollo për censusin Fakte për manipulimin e votës në Kuvend Kombësia, “jo në census” shtrëngesat ekonomike të tranzicionit”, është shprehur Idrizi.
Shpëtim Idrizi e vuri theksin tek roli i luajtur nga forca që ai drejton në miratimin në Kuvend të amendamenteve të cilat, siç tha ai, minimizojnë apo nuk lejojnë tërësisht manipulimin me vetëdeklarimin e fesë dhe kombësisë gjatë regjistrimit të popullsisë.
“Ne përsërisim kundërshtit tona për këtë proçes i cili duhet të ishte kushtetues, jo vetëm përsa i përket përkatësisë etnike, por edhe asaj fetare. Ndaj ne propozuam që ligji për regjistrimin si pjesë e një kuadri të plotë rregullativ, pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën”, tha ai.
Sipas zotit Idrizi, PDIU do të vazhdojë të luftojë për të bashkuar shqiptarët në një botë të vetme, jo përmes ndryshimit të kufijve, por me një politikë kulturore, arsimore e ekonomike të përbashkët.
Shpëtim Idrizi i bëri këto deklarata gjatë takimit me të zgjedhurit vendorë të kësaj force politike, të cilëve u kërkoi përkushtim dhe angazhim për rritjen e mëtejshme dhe përfaqësimin edhe më të madh në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Nëndetëset përfundojnë në Elbasan
Pamjet e nëndetëseve shqiptare në bazën ushtarake të Pashalimanit të cilat nuk do të mund t’i shohim. Të premten e kaluar janë transportuar për në furrat e shkrirjes në Elbasan copat e fundit të tre nëndetëseve shqiptare, nga katër gjithsej që qendronin në bazën ushtarake të Pashalimanit. Videoja e tretë e Dritan Priftit
Gjatë hetimeve të video skandalit Meta-Prifti, ekspertët zbuluan edhe një video të tretë përveç asaj të ish-ministrit Prifti me atë të zëvendësit të tij. Berisha flet në OKB
Kryeministri Sali Berisha ka folur në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke theksuar përparimet që ka bërë vendi ynë gjatë këtyre viteve. Kafe turke apo kafe greke?
Besnik Mustafaj - Në Greqi kam shkuar për herë të parë në nëntor 1991, afro një vit pas rënies së diktaturës te ne. Unë isha zgjedhur ndërkohë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një barrë e re kjo dhe krejt e panjohur për mua. Pse Brukseli do na thotë “jo” edhe njëherë tjetër
Mustafa Nano - Në tetor pritet përgjigjja e Brukselit lidhur me kërkesën tonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Lajmet kryesore
Videoja e tretë e Dritan Priftit
Prokuroria hap hetimet: Pazare për skrapin
Nëndetëset përfundojnë në Elbasan
Biznesi: Amnistia dështoi
Berisha flet në OKB
Zemra, sëmundja e mirëqënies