PDIU: Të enjten protestë. Miratimi i rezolutës çame po zvarritet
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet po thellon hendekun në marrëdhënien me Partinë Demokratike për shkak të qëndrimit të kësaj të fundit në raport me rezlutën. Ardian Tana kryetari i Shoqatës Çamëria ka reaguar sot për rezolutën e çështjes Çame, që sipas PDIU-së po zvarritet pa të drejtë.
Ne ndjekim me vëmendje shqetësimin për zvarritjen e mosmiratimit të rezolutës Çame.
Po shohim me shqetësim faktin se Komisioni i Ligjeve nuk po mblidhet edhe sot sepse njëri nga relatorët është ngujuar në zonën e tij elektorale për fushatë,është shprehur Tana.
Tana ka nënvizuar se kjo rezolutë është po aq kombëtare sa edhe politike, një domosdoshmëri për të nisur mbylljen e një plag e të hapur të shoqërisë sonë.
Ndonëse ishte paralajmëruar, po shohim me shqetësim faktin që komisioni i jashtëm nuk po mblidhet sot dhe njëri prej relatorëve është izoluar në fshatrat e zonës së tij elektorale për fushatë është shprehur Tana duke nënkuptuar Kadillin.
PDIU-ja pritet të protestojë ditën e enjte në orën 11:00 përpara Parlamentit, ndërsa fton të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e këtij tubimi.
Është bërë një padrejtësi e madhe ndaj kombit tonë, kjo zvarritje nuk mund të pranohet nga asnjë shqiptar. Ju ftojmë ditën e enjte të protestojmë për çështjen Çame në orën 11:00 para Parlamentit për të treguar që rezoluta ka mbështetjen e gjithë kombit, ndërsa zvarritja teknike e saj nuk i shërben askujt-thuhet në deklaratë./A.XH