PDIU denoncon kthimin e 3 qytetarëve në Kakavijë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon kthimin në pikën kufitare të Kakavijës të tre qytetarëve shqiptarë, si veprime të patolerueshme.
Zëdhënësi i PDIU-së, Ardit Bido tha se tre shtetasit shqiptarë janë ndaluar në këtë pikë kufitare, vetëm sepse kanë patur vendlindjen Çamëri. Rasti i fundit ka të bëjë me incidentin që ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar, ku një grua çame, nuk është lejuar të kalojë në shtetin grek.
PDIU-ja i bën apel diplomacisë shqiptare që të reagojë ndaj këtyre rasteve, ku shkelën të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
Gjithashtu ndaj këtij rasti ka reaguar edhe “Aleanca Kuq e Zi”. Ajo i bën thirrje Greqisë të deklarojë kriteret për vizat si dhe të mos lejojë diskriminimin e qytetarëve shqiptarë.