E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bamir Topi, feston 54-vjetorin në Durrës

Pas mesazhit të urimit që përcolli presidenti Bamir Topi në festën e Pashkës, e cila përkujton ringjalljen e Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij, festimet vijojnë në Durrës, destinacioni i radhës ku feston dhe ditëlindjen e tij. Në 54-vjetorin e lindjes, mësohet se mes të pranishmëve janë dhe familjarë dhe të afërm, ndersa festojne ne restorant Piaza.

Çifti presidencial ditën e sotme vizitoi fillimisht Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku u takuan me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Anastas Janullatos dhe ku uruan besimtarët ortodoksë shqiptarë për Pashkën ortodokse.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›