Berisha Vau i Dejes se shpejti nyje e transportit drejt alpeve dhe Kosoves perendimore
Kryeministri Berisha vijoi dje pasdite takimet elektorale me banorë të Vau Dejës, ku prezantoi dhe shprehu mbështetje për zotin Gjon Marku, kandidat i koalicionit “Aleanca për qytetarin” për këtë bashki.
Kryeministri Berisha u zotua para banorëve të Vaut të Dejës se në katër vitet që vijnë investimet në këtë bashki do të jenë pesë herë më të mëdha se katër vitet që shkuan. Kryeministri i garantoi se do të mbështesë çdo projekt të zotit Gjon Marku për të asfaltuar çdo rrugë e rrugicë të kësaj bashkie, për të ndërtuar e rindërtuar çdo shkollë, çdo kopsht, çdo qendër shëndetësore, si dhe çdo projekt për të gjitha veprimtaritë kulturore të kësaj treve.
“ Kjo është alternativa jonë, alternativa e mundit, e djersës, e punës, alternativa e përkushtimit, e vlerave, e besimit tek njeri - tjetri, e besimit te Zoti, te familja, tek vendi, tek e ardhmja. Të dashur qytetarë, kjo alternativë ju ka juve në epiqendër, hallet dhe dertet tuaja, interesat dhe vizionin tuaj, përkushtimin, mendjen, shpirtin dhe zemrën tuaj. Ne jemi të bindur se në këtë alternativë ka vend për çdo shqiptar. Ndaj unë i ftoj shqiptarët të vijnë në shtëpinë e alternativës së qytetarit. Unë i garantoj ata se do t’i presim me dinjitet, me respekt. Le t’ua lëmë rrugën e vetme, vetmitarëve që ecin të sigurt drejt së shkuarës. Ne kemi një rrugë të vetme, kjo është rruga e Zotit, Zoti ka vend për secilin prej nesh. Rrugën e Tij, rrugën tonë, s’ia japim kurrkujt.
Shoku Edi Rama që zgjodhi për lajtmotiv të kësaj fushate sloganin e “E vetmja rrugë”, e nxori atë nga arkivat e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Pra, mori sërish rrugën e etërve të tij. Natyrisht, kjo jo se mund të kthej në këtë vend të shkuarën e hidhur, por, ju lutem vëllezër, le të analizojmë pak se cila ishte rruga e vetme e Edi Ramës. Rruga e vetme e zotit Rama ishte rruga për të kundërshtuar çdo projekt për Vaun e Dejës, Shkodrën, për Vlorën, për Gjirokastrën, për Shqipërinë. Rruga e vetme e Edi Ramës ishte rruga për të shpallur kriminale rritjen e rrogave dhe pensioneve tuaja, ishte rruga për të bllokuar me çdo kusht anëtarësimin në NATO të Shqipërisë, për të bllokuar pajisjen tuaj me pasaporta biometrike, për të futur vizat tuaja në kuti. Rruga e tij e vetme ishte rruga për të votuar kundër çdo buxheti, kundër çdo ligji, kundër çdo vendimi, vetëm e vetëm se ato ishin interesat tuaja jetike. Atëherë le t’i themi ne atij – udhë e mbarë shoku Edi në shtëpinë e vetmisë politike. Ne do të bashkohemi. Ne sot jemi më të vendosur dhe më optimistë se kurrë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Është e vërtetë se kemi sërish punë për të bërë. Është e vërtetë se në këtë vend rruga nuk është bulevard me lule, por është e vërtetë se në 20 vjet, ne kemi arritur më shumë se çdo komb tjetër në 20 vjet në rrugën e lirisë.
Ndaj ju bëj thirrje që me 8 maj të votoni Gjon Markun! Ju jap fjalën se fitoren e tij do ta shndërrojmë në projekte të gjithanshme për zhvillimin dhe modernizimin e bashkisë tuaj”, është shprehur kryeministri Berisha.
Nga Bashkia Vau Dejës Kryeministri Berisha i uroi Ditën e Pashkëve besimtarëve të krishterë. “Ju uroj ju, besimtarëve katolikë, besimtarëve ortodoks dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, gëzuar këtë Ditë të bekuar, këtë Ditë të madhe. Uroj nga zemra që Pashkët e vitit që vjen t’i festojmë edhe më mirë, edhe më të lirë, dhe më të mëkëmbur, ashtu siç e meritojmë”, u shpreh Kryeministri.