E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materialet propagandistike debate ne KQZ

Incidentet elektorale midis simpatizanteve te dy forcave politike per materialet propagandistike jane kthyer ne objekt debatesh edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Perfaqesuesi ligjor i Partise Socialiste Genc Gjoncaj kerkoi edhe hartimin e nje udhezimi qe te nderpritet sipas tij veprimi abuziv i policise se shtetit sic ndodhi ne Kamez.

Une diten e premte i jam drejtuar KQZ-se me nje leter te shkruar ne te cilen kam trajtuar nje problematike e cila zhvillohet shume afer Tiranes ne Kamez ku personat e autorizuar nga Bashkia Kamez bashke me prezencen e policise se Shtetit vepruan per te hequr flamujt dhe posteret e vendosur nga opozita.

Per sa kohe Policia e Shtetit dhe organet vendore perkatese ndermarrin aksione per te hequr flamujt dhe sloganet e nje force politike duhet medoemos qe kete problem ta vendosin edhe per forcen tjeter politike gje qe ne rastin konkret nuk ka ndodhur - theksoi Gjoncaj.

Per perfaqesuesin e selise roze ligji percakton se KQZ duhet te nxjerre nje udhezim te posacem per elementet e fushates elektorale. Por ka reaguar kreu i KQZ-se Arben Ristani i cili hodhi poshte pretendimin e ngritur duke deklaruar se institucioni qe ai drejton e ka nxjerre nje udhezim te tille per zgjedhjet e pergjithshme dhe se vlefshmeria e tij eshte edhe per ato vendore.

Per sa i perket udhezimit per reklamat udhezimi qe ka dale mbi baze e te njejtit ligj dhe qe eshte miratuar nga KQZ u eshte rikujtuar te gjitha njesive te pushtetit lokal - tha Ristani. Debatet jane fokusuar edhe per listat e zgjedhesve. Problemi i pergatitjes se listave te zgjedhesve eshte pranuar nga vete kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani.

Ne mbledhjen e djeshme kryetari i ketij Komisioni deklaroi se vetem nje e treta e krereve lokale kane respektuar afatet. Per sa u perket listave te zgjedhesve nga pushteti lokal nga informacioni qe kam une nga 384 njesi deri tani kane ardhur pak me shume se 100. Jane jashtezakonisht me vonese. Ky eshte informacioni qe kam deri tani - deklaroi Ristani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›