E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita nisje fitimtare me kembet ne toke

Opozita niset si fituese ne fushaten elektorale per zgjedhjet e 8 majit. Thene ndryshe niset nga vendi i pare. Ne mbeshtetje te ketij pohimi nuk eshte me vetem fryma mbizoteruese antiqeveritare ne vend nuk jane me vetem arsyet politike ekonomike dhe sociale per te cilat kemi shkruar sa e sa here gjate njezet muajve te fundit. Jane edhe te dhenat e sondazhit te realizuar nga Instituti per Studime Nderkombetare i pari sondazh i pakontestuar per keto zgjedhje.

Sipas sondazhit ne fjale po te votohej sot rreth 44 per qind e zgjedhesve do te votonin per rizgjedhjen e kryetareve te tanishem te bashkive 34 per qind do te votonin per ti ndryshuar dhe 21 per qind e tyre nuk do ta dinin per ke. Keto jane shifra te mesatarizuara nga pergjigjet qe kane dhene 1202 te pyeturit ne bashkite e perfshira ne sondazh.

Nese Instituti i Studimeve Nderkombetare do te kishte publikuar shifrat per secilen bashki vec e vec do ta kishim me te lehte te kuptonim ku jemi dhe te parashikonim rezultatin e perafert te zgjedhjeve. Nuk i gjykoj dot arsyet perse Instituti i ka futur te dhenat ne nje thes. Ndoshta nuk ka dashur te provokoje pakenaqesi dhe zhurme.

Prandaj e ka pare te udhes te tregoje vetem nje pamje te enigmes duke ua lene te interesuarve ta zbulojne vete pjesen tjeter te saj. Megjithate askush nuk mund te zbuloje cfare nuk ekziston. Shifrat dhe te dhenat e publikuara nuk te lejojne te nxjerresh doemos perfundimet qe te pelqejne pa qene logjik.

Sondazhi nuk eshte kombetar. Ai eshte fokosuar ne dhjete bashki ku perfshihen Tirana Shkodra Durresi Elbsani Korca Fieri dhe Vlora pra shtate bashkite e qyteteve te medha qe percaktojne balancen e zgjedhjeve. Gjashte nga keto bashki aktualisht i drejtojne socialiste. Te gjashte kryetaret e tyre jane rikandiduar nga PS dhe Koalicioni opozitar Aleanca per te ardhmen.

Ata startojne te gjithe si fitues me voten pro te 44 per qind te zgjedhesve pra me nje avantazh prej 94 pikesh ndaj votes kunder. Kjo diference e larte mund te zvogelohet apo te thellohet. Por eshte shume e veshtire per te mos thene e pamundur te permbyset ne harkun e 30 diteve te fushates elektorale. Mbeshtetja 44 per qind mund te perkthehet ne nje fitore akoma me te thelle po te llogaritet shkalla e abstenimeve qe sipas te njejtit sondazh varion midis 30-34 per qind te zgjedhesve.

Instituti nuk ka sqaruar cfare jane 21 per qind e te pyeturve qe nuk e dine per ke do te votojne. Jane votues qe nuk do te marrin pjese ne votime Apo thjesht nuk kane vendosur ende kujt do tia japin voten. Nese jane pjese e abstenimit diskutimi per tendencen e sondazhit nuk ka sens te vazhdohet me tej kandidatet e opozites ne qytete kryesore me perjashtim te Shkodres jane te sterfituar Nese jane votues te pavendosur ata kurrsesi nuk mund tu shtohen si me lopate votuesve kunder sic do tia kishte qejfi ndonje naivi.

Te pavendosurit qe mbesin ne dileme edhe kur nis fushata nuk dalin tak-fak nga dilema e tyre dhe prandaj nuk shkojne te gjithe ne votime. Ata qe shkojne ndahen me diferenca te vogla sipas ndarjeve te kampeve kundershtare me nje anim te kuptueshem nga opozita. Kete tendence e ka treguar edhe pervoja e zgjedhjeve shqiptare. Te pavendosurit kane rendesine e tyre. Ata jane gjithnje nje nishan elektoral i partive para dhe gjate fushates.

Por kush ka bere petulla me te pavendosurit i ka bere me uje dhe ka ngrene gishtat - sic thote populli. Sidomos kesaj radhe nuk eshte rasti. Nuk eshte dy- tre pike por rreth dhjete pike diferenca mes opozites dhe qeverise ne keto qytete. Arsyeja tjeter pse avantazhi i opozites mund te lexohet si fitore eshte sistemi mazhoritar me nje tur i votimit. Kush del i pari eshte fitues edhe po te mos e kaloje 5O perqindeshin.

Ruajtja e gjendjes ekzistuese ne qytetet e medha tregon se kryetaret e ketyre bashkive kane lene gjurme dhe pershtypje te mira me punen dhe sjelljen e tyre. Po te kishin bere gjera diskredituese nuk do te rikonfirmoheshin edhe pse kane eren opozitare ne favor. Nderkaq do te ishte e njeanshme dhe siperfaqesore po te thoshim se merita eshte vetem e tyrja. shte edhe situata politike madje eshte pikesepari situata politike ajo qe promovon kandidatet e opozites ne kete fushate.

Qytetaret nuk kane pritur e nuk presin mrekulli nga pushteti vendor. Qytetaret jane realiste ne lidhje me ate qe mund tu ofroje kryetari i bashkise apo komunes ne nje vend qe drejtohet nga nje qeveri me mendesi te theksuar centralizuese sic eshte qeveria Berisha. Pa nenvleresuar perkushtimin dhe etiken e te zgjedhurve lokale votuesit e opozites duan ti japin qeverise Berisha me 8 maj nje mesazh te forte largimi per te gjitha ato arsye qe lidhen me deformimet e renda te demokracise me korrupsionin qeveritar me renien e vazhdueshme te ekonomise.

Sondazhet qe nxjerrin fitues kandidatet e opozites jane vertete shprehje e triumfit te fushates politike sic vinte ne dukje gazetari Mero Baze ne nje shkrim te tijin para pak ditesh.

Efektet e fushates politike te kombinuar me fushaten programore te kandidateve kane shkuar e po shkojne edhe ne komuna. Shume prej komunave sidomos ne Jug opozita i ka pas humbur per shkak te fragmentimit te votes qe mundesonte Kodi i meparshem. Kesaj radhe hapesirat per taktika elektorale percarese nga partite ne pushtet jane ngushtuar ne maksimum. Tani edhe thikat pas shpine jane te dukshme dhe te lexueshme. Kjo situate do te mundesoje nje fitore proporcionale te opozites ne gjithe vendin.

Por kujdes Kjo eshte nisja. Midis zgjedhjeve neser dhe zgjedhjeve me 8 maj jane me shume se 25 dite akoma. Njezet e pese dite me kembet ne toke per te mbrojtur e korrur cfare eshte mbjelle per njezet muaj. Numerimi mbare ka filluar per opoziten. Asaj nuk i duhet te beje ndonje mrekulli. Ajo eshte perpara. Asaj i duhet te mbetet perpara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›