E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU përshëndet vendimin GNK: Të punohet për integrimin

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet vendimin e Grupit Ndërkombëtar të Kontrollit për dhënien fund të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Në një deklaratë për mediat PDIU shprehet se ky është një hap i nevojshëm për krijimin e një shteti mirëfuksionues dhe demokratik.
 

“Për kombin tonë, fundi i pavarësisë së mbikqyrur do të thotë pavarësi dhe sovranitet i plotë në vendimmarrje dhe shtetformim për shtetin e dytë të kombit shqiptar në Ballkan. Heqja e sanksioneve kushtetuese që diskriminojnë institucionalisht shqiptarët në Kosovë, karshi pakicave, si vendet e rezervuara për minoritetet disa herë më shumë se sa këto minoritete përfaqësojnë, etj., përbën një hap të rëndësishëm për një shtet të stabilizuar të Kosovës”thuhet në deklaratë.
 

PDIU shpreson dhe u bën thirrje faktorëve politik në Kosovë dhe në Shqipëri, që tani e tutje, politikat shtetërore të të dyja palëve të jenë në funksion të integrimit të dy shteteve me njëra-tjetrën, si parakusht i integrimit evropian.
 

PDIU, gjithashtu, vlerëson vendimin e GNK-së për integrim të menjëhershëm të veriut të Kosovës me pjesën tjetër të këtij shteti, dhe përkrah çdo tentativë të institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›