E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD e Nano përshëndesin përmbylljen e pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës

Fryma e Re Demokratike ka përshëndetur përmbylljen e pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës. Duke e vlerësuar një arritje historike për kombin shqiptar, FRD shprehet se tashmë prespektiva e Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE.
 

Ndërkaq më herët edhe Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve përmes një dekarate për mediat shpreh pershendetjet, pergezimet dhe mbeshtetjen me te forte e solidare per shtetin e Kosoves dhe per te gtithe qytetaret e Kosoves per arritjen e rendesishme dhe historike te perfundimit te mbikqyrjes se Pavaresise.
 

“Ky eshte zhvillim tejet i rendesishem dhe shume i gezueshem jo vetem per shtetin e ri dhe te pavarur te Kosoves, per Institucionet e Kosoves, per Partite Politike ne Kosove, per te gjithe aktoret e faktoret civile dhe per te gjithe qytetaret e Kosoves, por edhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane.

Mirenjohja dhe vleresimi shkon edhe per Partneret Euroatlantike te cilet kane qene dhe jane mbeshtetesit dhe inkurajuesit kryesore per lirine e Kosoves, ngritjen e Shtetit te Kosoves, Pavaresine e Kosoves, Heqja e mbikqyerjes se Pavaresise se Kosoves eshte akt mirebesimi dhe inkurajimi qe na bejne Partneret tane Euroatlantike, por edhe fillimi i pergjegjesise dhe pergjegjshmerise se larte per cdo institucion, politikan, parti politike, qytetar ne Kosove, ne menyre qe te jepet deshmi e larte e aftesive dhe kapaciteteve shtetformuese, demokracindertuese dhe europianizuese.
 

Integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem dhe i panegociueshem. Kerkohet dhe inkurajojme qe ne kushtet e Pavaresise se plote, edhe integriteti institucional, politik, qytetar, demokratik dhe europianizues te jete i pacenueshem dhe i pakthyeshem. Kosova meriton te jete nje shtet i denje Europian, me institucione e politike europiane dhe qytetare te denje europiane” thuhej në deklarën e Lëvizjes Nano.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›