Rama: Me këtë KQZ nuk mund të kryhet reformë zgjedhore

“Akuzat e përditshme të kryeministri, të kryetares së kuvendit, dhe të të gjithë zëdhënësve të tyre shprehin qartë se ata nuk dëshirojnë reformë zgjedhore. Është e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë zgjedhje normale në Shqipëri për sa kohë nuk ka reformim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ-ja është një element i raportit të ODHIR-it, për të cilin ndërkombëtarët kanë folur shumë troç. Riformatimi i KQZ-së është një çështje nga e cila PS-ja nuk mund të tërhiqet. Transparenca e materialeve zgjedhore është një tjetër element i qenësishëm”, tha Rama.
Rama tha se shfaqja e fundit e KQZ-së, duke e shtyrë referendumin për importimin e plehrave pas zgjedhjeve të vitit 2013 është një tjetër tregues se me këtë KQZ nuk mund të bëhet reforma...Ne jemi të gatshëm të për përmbylljen e Reformës zgjedhorë...Ne i kemi bërë të gjithë hapat tona drejt kompromisit, tani është radha e palës tjetër të lëvizë nga qëndrimet e saj.”
Rama e nisi prononcimin e sotëm duke shprehur keqardhjen për minatorin e vdekur ditën e djeshme në minierën e Bulqizës dhe duke theksuar se “Berisha prej tre muajsh refuzon të përgjigjet në një interpelancë lidhur me atë që ndodh ditë për ditë në Bulqizë...Një nga pasuritë më të mëdha kombëtare nuk është më nën kontrollin e shtetit por nën kontrollin e krimit të organizuar.”
Ndërkohë, “refuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të pranuar një kontroll nga një komision parlamentar për të gjitha ato pika të errëta, është një tjetër tregues i degradimit të pushtetit të këtij vendi” , tha Rama.
Duke folur për zhvillimet e fundit në lidhje me Maturën Shtetërore, Rama tha se “për ditë njerëzit po shohin se çfarë po ndodh me arsimin, konkretisht për Maturën shtetërore. Shitjet masive të tezave, kopjet e zbuluara masivisht shprehin degradimin e sistemit. Që prej vitit 2008, ne kemi thënë vazhdimisht se Matura shtetërore nuk mund të jetë provim hyrës për në universitet por një provim dalës nga shkolla e mesme”./Start/F. P/
2012-07-03 11:30