Së shpejti strategjia e plotë për kthimin e pronave

Burime zyrtare nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) thanë, se fondi fizik i tokave në pronësi të shtetit për kompensimin e ish-pronarëve është 90 mijë hektarë.
Burimet thanë se, strategjia e plotë e kthimit dhe kompensimit të pronave parashikon që skema të jetë e plotë dhe në vitin 2013 do të aplikohen mënyra alternative të kompensimeve për pronat e zëna nga ligji 7501 dhe të tjerë ndër vite.
Strategjia e re parashikon shtyrje të afatit të kthimit të pronave për dosjet që kanë mbetur ende pa vendime pranë AKKP-së që nga 31 dhjetori 2012, kur mbaroi sipas afateve ky proces. Duke konsideruar kompensim 100% të pronave për ish-pronarët, AKKP do të zbatojë në bazë të strategjisë së re që pritet të miratohet në qeveri dhe Kuvend, metoda alternative kompensimi.
Burimet nga kjo agjenci pohojnë se me strategjinë e re, pritet të zgjidhet përfundimisht problemi i kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe i titujve të pronësisë, krijuar nga zbatimi jo korrekt i ligjit 7501, pasi vërehen abuzime gjatë viteve dhe shumë persona kanë përfituar padrejtësisht prej tij. Verifikimet e titujve të pronësisë në të gjithë vendin kanë evidentuar këtë fakt, thanë burimet.
Aktualisht AKKP vijon me kompensimin finnciar për pronat e zëna nga ndërtimet pa leje përmes procesit të legalizimit dhe në dy vitet e fundit janë kompensuar pjesërisht mbi 2000 subjekte përfitues. Nga të dhënat e AKKP-së, janë marrë 60 mijë vendime nga zyrat e kthimit të pronave në rreth 20 vjet. /Start/
2012-03-11 10:01