E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia ndihmon Idrizin

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Pas emërimit të dy zv.ministrave të PDIU-së, pati një deklaratë të fortë të deputetit të Vlorës së kësaj partie, z. Dashamir Tahiri, i cili sinjalizoi se ka një çarje të madhe në partinë që mbron të drejtat e komunitetit çam. Por një deklaratë e fortë për këtë emërim erdhi edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Dhelavekuras, i cili e konsideroi atë si një hap në drejtim të gabuar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Kjo deklaratë ishte një dhuratë nga qielli për Shpëtim Idrizin, kryetarin e PDIU-së, i cili ishte objekti kryesor i sulmit publik të deputetit Tahiri. Kuptohet, që Idrizi iu përgjigj deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, duke injoruar deklaratën e Tahirit.

Një sjellje e tillë e shantazhimit të Shqipërisë, me procesin e integrimit, vetëm e vetëm për të përmbushur oreksin e pangopur nacionalist të qarqeve të caktuara në Greqi, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe me vlerat e larta që Brukseli do të përhapë në Ballkan. Ne e sqarojmë zotin Dhelavekuras se qëndrimet e PDIU nuk bihen kurrsesi ndesh me frymën integruese të Shqipërisë, përkundrazi, në programin e partisë sonë integrimi në Bashkimin Evropian dhe, thellimi i marrëdhënieve me vendet e Aleancës së Atlantikut, janë prioritete thelbësore, deklaroi Idrizi.

Ai i kujtoi edhe njëherë Greqisë çështjen çame, të drejtat e tyre dhe faljen e munguar të Greqisë. Kërkesat legjitime të komunitetit çam, janë të frymëzuara drejtpërsëdrejti nga parimet evropiane më të çmuara, sikurse është, e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe riatdhesimit të Shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre. Nuk duhet harruar një fakt historik që në vitin e mbrapshtë 1913, që Çamëria u aneksua nga Greqia, ashtu sikurse Kosova u aneksua nga Serbia. Greqia nuk duhet të bjerë pre e rudimenteve shoviniste greke, tha Idrizi.

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/10/greqia-ndihmon-idrizin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›