PDIU siguron objektivitetin e censusit

Kjo parti thotë se ka dashur të mbrojë procesin nga manipulimi i jashtëm.
“Në pamundësi për të ndaluar që në Parlament futjen e pyetjeve për fenë dhe kombësinë, PDIU-ja, nëpërmjet amendamenteve siguroi objektivitetin e deklarimeve dhe ndëshkimin e atyre që bëjnë deklarime të rreme”, tha zëdhënësi i PDIU-së, Ardit Bido. Sipas tij, kjo parti kërkon të verifikohen tërësisht të dhënat e përftuara.
“Kjo kërkesë e ligjit, e cila u sigurua prej amendamenteve tona, nuk është thjesht një kërkesë e imponuar nga nevoja për të ndaluar abuzimet në situatën e veçantë historike të Shqipërisë. Ajo është dhe një kërkesë e Rregullores së Parlamentit Evropian dhe Këshillit 763/2008, në lidhje me censusin e popullsisë dhe banesave”, shtoi ai.
Bido tha se “amendamentet e PDIU-së, jo vetëm i ka dhënë karakter objektiv procesit të censusit të popullsisë, por dhe karakter evropian, në përputhje me Rregulloret evropiane, të Bashkimit Evropian ku ne duam të bëjmë pjesë”./Start/
2011-11-01 13:42