Rama prezanton planin për qeverisjen e vendit

Në fjalën e mbajtur, kryetari Edi Rama, tha se programi i partisë është një kapitull i ri i punës dhe komunikimit të PS-së me shqiptarët.
Rama tha se hartimi i këtij dokumenti themelor, i ndarë në katër kapituj, synon rrugëtimin e partisë më të madhe të opozitës drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. "Programi është një dokument pune që do t'i paraqitet kongresit dhe më pas do të shkojë derë më derë për t'u kthyer në një program të detajuar qeverisës", theksoi Rama.Edhe pse duhen rreth dy vite për të zhvilluar zgjedhje të përgjithshme, Rama tha se brenda mandatit të parë, të kemi një Shqipëri pa plehra, hapjen e 300 mijë vende të reja pune, një premtim i bërë thuajse nga të gjithë partitë.
Gjithashtu, ai premtoi politikë të re fiskale, uljen e taksës së sheshtë, heqje e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, plan kombëtar për ekonominë, zgjidhje përfundimtare e çështjes së pronës, etj.Kapitulli i parë i programit parashikon rimëkëmbjen e ekonomisë, që përcakton një numër themelor angazhimesh të PS-së për ta bërë realitet rimëkëmbjen e domosdoshme ekonomike, duke dalë nga kriza, që sipas opozitës, thellohet dita ditës.
"Riangazhim për 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës, shfrytëzim i burimeve natyrore dhe anulim i të gjitha koncesioneve të paligjshme, duke rikthyer transparencën në të gjitha procedurat e konkurrimit; një politikë e re fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik e social, ulje të kostos së jetesës për 95% të shqiptarëve, duke hequr barrën e taksës së sheshtë dhe duke vënë drejtësi sociale mes tatimit progresiv, etj", janë disa nga pikat e programit të PS-së.
Kreu socialist premtoi gjithashtu zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave. "Sot është dita për ta hequr termin 'ish-pronarë'. Nuk ka ish-pronarë, por pronarë realë. Dhe ata që deri më sot janë trajtuar si ish-pronarë, do i trajtojmë si pronarë realë dhe zgjidhjen e problemit të pronësisë do e shihnim si fundin e një një talljeje 20 vjeçare me pronarët dhe fillimin e një bashkëpunimi të ri me ta", theksoi Rama.
Ai premtoi gjithashtu edhe një Plan Kombëtar, sipas të cilit mungon aktualisht. Një tjetër temë e cekur ishte edhe problemi i borxhit publik, ku Rama ka premtuar se ai do të vendoset në nivele kushtetuese. “Çdo familje shqiptar sot paguan 65 dollarë për borxhin, shumë më e madhe kjo, se fatura e energjisë dhe sa gjysma e pensionit. Ne do ia bëjmë të qartë çdo shqiptari se në xhepat e tij mungojnë 65 dollarë në muaj”, tha Rama./S.Ll/Start/
2011-11-01 14:53