PDK-AKR ende pa marreveshje per koalicion

Çështja e Presidenti të Kosovës duket se i ka vështirësuar bisedimet ndermjet PDK-së dhe AKR-së për formimin e koalicionit qeverisës. PDK insiston që këtë post ta mbaj për Jakup Krasniqin ndërsa AKR insiston që president të bëhet Behgjet Pacolli. Kryesia e PDK-së është mbledhur dje pasdite në një takim që ka zgjatur mbi 2 orë e gjysmë ndërsa është njoftuar se bisedimet me AKR-në për të arritur marrëveshje duhet të vazhdojnë.