E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt merr fund epoka Mubarak. Doreheqja pas 18 dite protestash

Pas 18 ditë protestash të dhunshme anembanë Egjiptit, presidenti Hosni Mubarak jep dorëheqjen. Vendimi u njoftua në televizioni shtetëror nga zëvendësi i tij Omar Suleiman, që bëri me dije se pushteti I ka kaluar tashmë ushtrisë.

"Në emër të zotit, mëshirploti, Qytetarë!, gjatë këtyre rrethanave të vështira që Egjipti po kalon, presidenti Hosni Mubarak vendosi të largohet nga detyra e tij si president i republikës dhe të ngarkojë këshillin e lartë të forcave të armatosura të administrojnë punët e këtij vendi. Zoti i ndihmoftë të gjithë" deklaroi Suleiman.

Pas lajmit për largimin e Mubarak, turma e protestuesve të mbledhur prej ditësh në sheshin Tahrir të Kajros shpërtheu në brohoritje. Lajmi u prit me valëvitje flamujsh e thirrje gëzimi të tilla si “zoti është i madh” apo “rrëzuam regjimin”.

Ushtria nga ana e saj përgëzoi Mubarakun për çfarë I dha vendit gjatë qeverisjes së tij, por pa hedhur poshtë fuqinë e popullit. Komanda ushtarake që tashmë ka marrë pushtetin drejtohet nga ministri i Mbrojtjes Mohamed Husein Tantawi.

Dorëheqja e Mubarak u përshëndet nga lideri I opozitës Mohamed Elbaradei. “Është dita më e bukkur e jetës sime” citon BBC fituesin e çmimit Nobel.  Nga ana tjetër Vëllazëria Muslimane u shpreh se u arrit synimi i madh i revolucionit.

Mubarak u largua nga Kairo për t’u zhvendosur në rezidencën e tij në Sharm- El Sheik. Ai drejtoi Egjiptin për 30 vjet, duke burgosur kundërshtarët e shtypur protestat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›