Doreheqja e Mubarak reagimet e para. BE Ashton Respektojme vendimin

Ngazëllim në Lindjen e Mesmë dhe Afrikën e Veriut pas vendimit të presidentit egjiptian Hosni Mubarak për t’u larguar nga posti. Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amir Musa, thotë se ngjarjet në Egjipt përfaqsojnë një mundësi për të arritur konsensus kombëtar. Entuziaste autoritetet iraniane që përshkruajnë ngjarjet e fundit në Kajro si “fitore të madhe”.
Një zyrtar i lartë izraelit tha se shpreson që largimi i Mubarak të mos ndryshojë marrëdhënien paqësore mes dy vendeve.
Dorëheqja e presidentit egjiptian nuk ka lënë indiferent as qeveritë perëndimore dhe organizatat ndërkonbëtare. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun tha se respekton “vendimin e vështirë” të marrë në interes të popullit dhe bëri thirrje për një tranzicion “të rregullt e paqësor”.
Liderët europianë reaguan pozitivisht ndaj vendimit të Mubarak. Shefja për politikë të jashtme dhe siguri, baronesha Ashton tha se BE respekton vendimin, ndërsa shtoi se është e rëndëishme të shpejtohet dialogu që do të çojë në formimin e qeverisë së re që do të respektojë aspiratat e popullit egjiptian.
Kryeministri britanik Devid Kamerun tha se se ky ishte “një moment i çmuar për të pasur një qeveri që do të bashkonte popullin”. Ndërsa bëri thirrje për lëvizje drejt një qeverie demokratike.
Kancelarja gjermane Angela Merkel mirëpriti “ndryshimin historik”, sikurse u shpreh ajo në Egjipt.
Këtyre reagimeve u është bashkuar edhe ai i Shteteve të Bashkuara. Zv/presidenti Xho Biden u shpreh se Egjipti shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e tij.
Protestat antiqeveritare në Egjipt filluan më 25 janar, fillimisht në kryeqytetin Kajro e më pas gjithandej në vend. Shkak u bë papunësia, varfëria dhe korrupsioni.