E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-LDK nga aleate ne armiq

Partia Demokratike e Kosoves i ka drejtuar syte ne Kuvend nga ku pret qe te dale ndonje vendim per te tejkaluar krizen institucionale. Ndersa ne PDK thone se nuk kane arsye te kerkojne doreheqjen e kryeministrit Thaci.

Ne anen tjeter LDK nuk perjashton mundesine e votimit ne Kuvend te mocionit per votebesimin e qeverise Thaci.

PDK dhe LDK dikur aleate ne qeveri por brenda nje jave duket se jane shnderruar ne armiq.

Kurse AAK vlereson se e gjithe pergjegjesia per situaten e keqe ne Kosove bie mbi keto dy parti dhe mbi kryeministrin ne largim sic e cilesojne ata Hashim Thacin.

Mes kesaj situate edhe te enjten kane vazhduar polemikat ndermjet ish-aleateve. Nenkryetari i PDK-se Bajram Rexhepi i ka kerkuar ish-Ministrit te Jashtem Skender Hysenit qe te jape llogari per me shume se 15 njohje te shtetit te cilat sipas tij jane bllokuar e po vonojne.

Po ashtu PDK e akuzon ish partnerin qeverises si shkaktar te krizes institucionale ndersa ne LDK thone se dicka e tille nuk ka ndodhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›