E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet perkohesisht ekstradimi i Kumbaros

Bllokohet perkohesisht ne Londer procesi shqyrtimit te kerkeses se ekstradimit te drejtesise shqiptare per Ilir Kumbaron.

Shkaku mos procedimit te metejshem ne gjykaten londineze te ekstradimeve eshte marrja ne shqyrtim nga Kolegjet e Bashkuara prane Gjykates se Larte ne Tirane te kerkeses se avokateve te Ilir Kumbaros.

Ata kerkojne interpretimin e ligjshmerise se flete arrestit te ri nderkombetar leshuar nga pese gjyqtare te Gjykates se Krimeve te Renda vitin e shkuar.

I veshur me nje kostum gri kemishe te bardhe dhe nje kollare ngjyre po gri te erret i shoqeruar nga i biri Ilir Kumbaro eshte ulur qetesisht ne banken e te akuzuarit.

Edhe gjate kesaj seance qe zgjati vetem 10 minuta kur eshte pyetur ti deklaroje gjykates emrin Ilir Kumbaro eshte pergjigjur se ai quhet Shaqa Shatri pavaresisht se Kolegjeve te Bashkuara ne Tirane i eshte kerkuar nje interpretim per shtetasin Ilir Kumbaro.

Claire Dobbin perfaqesuese e shtetit shqiptar i tha gjykateses Alison Rose se per momentin nuk mund te procedohet me kete ceshtje pasi eshte ne pritje te zhvillimeve qe do te ndodhin ne Shqiperi.

Kjo kerkese e prokurores Dobbin eshte pranuar duke u vendosur data 25 nentor per ti raportuar gjykates per zhvillimet e priteshme nga drejtesia shqiptare per kete ceshtje.

Nderkohe Top-Channel ka mesuar se Kolegjet e Bashkuara do ta shqyrtojne kerkesen e avokateve te zotit Kumbaro pas dates 20 nentor.

Ndersa seanca kryesore e shqyrtimit te kerkeses se drejtesise shqiptare do ti paraqitet gjykatesit Haeard Riddle i cili me 24 Mars 2009 mberriti ne perfundimin se personi i arrestuar pa me te voglin dyshin eshte Ilir Kumbaro dhe se kerkesa e ekstradimit ishte ne perputhje me ligjin britanik te ekstradimeve.
Zoti Kumbaro vazhdon te jete i lire me kusht duke u paraqitur tre here ne jave ne stacionin e policise Fulham dhe mbajtjen ne kembe te nje cipi elektronik monitorimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›