PDK Na vodhen votat ne Shkoder
Nje vit pasi Partia Demokristiane beri publik pretendimin per vjedhjen e votave te saj ne qarkun e Shkodres gjate procesit te numerimit kryetari Nard Ndoka denoncoi mungesen e hetimit nga ana e drejtesise.
Sipas tij mungesa e transparences per zgjedhjet e shkuara tregon kokefortesine e mazhorances per tu fshehur pas makinacioneve te pushtetit.
Nga ekspertiza e procesit te numerimit te vetem ne qarkun e Shkodres PDK konstatoi se kesaj partie i jane grabitur me shume se 5 mije vota pra nje mandat deputeti ndersa vete PD-ja i kishte shtuar vetes me teper se 11 mije vota. Mbajtja pezull e hetimit te zgjedhjeve kur vendi eshte ne krize tregon me se miri se pushteti nuk eshte i interesuar per zgjidhjen e krizes por per qendrim ne pushtet permes konfliktit dhe makinacioneve te pamoralshme te pushtetit tha Ndoka.