E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vizat suksesi im Rama donte te demtonte Shqiperine

VJEN- Kryeministri Sali Berisha tha sot se heqjen e vizave e sheh edhe si nje sukses personal pasi heqja e vizave ishte premtimi i tij tashme i mbajtur gjate fushates zgjedhore te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ndersa kritikoi rolin e opozites ne kete proces duke thene se Rama zgjodhi qe te demtonte Shqiperine.

Ne nje interviste telefonike per APA Agjencia Austriake e Lajmeve Berisha tha se per Shqiperine e cila gjate diktatures staliniste ishte jashtezakonsht e izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe nga vete shtetet e ish-bllokut lindor kjo perben nje ngjarje tejet te rendesishme.

Ai tha se Shqiperia pret shume nga liberalizimi i vizave ne hapesiren Shengen qe do te hyje ne fuqi brenda dates 15 Dhjetor kohe pas te ciles qytetaret shqiptare mund te udhetojne pa viza ne hapesiren evropiane Schengen duke perfshire edhe Austrine.
Per ekonomine shqiptare thote mjeku i dikurshem sikunder e cileson gazetari austriak kjo ka efekt te ngjashem me nje transfuzion gjaku. Ne te ardhmen biznesmenet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe kjo perben gjak te fresket per ekonomine nenvizoi kryeministri Berisha

Nisur nga fakti qe shume shqiptare qe jetojne jashte vendit mund ti shohin me shpesh familjet e tyre dhe qe te rinjte mund te udhetojne do ta bejne edhe me konkrete perspektiven europiane te Shqiperise.

Lidhur me mekanizmin e mbikeqyrjes te te ashtuquajturve azilkerkues te rreme te cilesuar si nje pedal frenues ne procesin e liberalizimit te vizave nga Sekretari belg i Shtetit per Azilin Melchior athelet ne cilesine e tij si Kryetar i Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se Berisha garantoi se sot Shqiperia eshte nje vend teresisht i ndryshem dhe se ne disa fusha te caktuara ai mund te matet me vende antare te BE-se.
Une nuk njoh ndonje vend qe te kete ndryshuar aq shume sa vendi im deklaroi kryeministri Sali Berisha.



Kryeministri Sali Berisha merr pjese sot ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne te cilin do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances.

Ne kete samit marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe te institucioneve nderkombetare. Ky eshte samiti i pare ne nivel kryetaresh shtetesh dhe qeverish ku Shqiperia merr pjese pas anetaresimit te saj ne NATO.

Sipas njoftimit te kryeministrise delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane ministri i Puneve te Jashtme zoti Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO zoti Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte.

Sipas axhendes se percaktuar mesohet se sot te shtunen paradite ne vijim te axhendes se samitit Berisha do te marre pjese ne seancen e diskutimeve mbi Afganistanin dhe ne mesdite ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›