E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prrenjas, rezulton e zhdukur nga dje nëna e 6 fëmijëve

Bashkëshorti i saj ka bërë denoncimin sot në mëngjes në policinë e Prrenjasit ku ka njoftuar se Bukurie Kaja 36 vjec, nënë e 6 fëmijëve nuk është kthyer në shtëpi që dje në mëngjes 

LIBRAZHD-Një grua e moshës 36 vjecare, banore në Prrenjas rezulton e zhdukur nda dje ne mëngjes. Bashkëshorti i saj ka bërë denoncimin sot në mëngjes në policinë e Prrenjasit ku ka njoftuar se Bukurie Kaja 36 vjec, nënë e 6 fëmijëve nuk është kthyer në shtëpi që dje në mëngjes. Policia e sinjalizuar për zhdukjen e Kajës po kërkon në gjithë zonën dhe po merr në pyetje njerëz që mund ta kenë parë atë për herë të fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›