PDK: Të rishikohet mandati i EULEX-it

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, ka thënë se kjo parti do të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës rishikimin e mandatit të EULEX-it pas paraburgosjes së Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve për rastin “Kleçka” i cili është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme. Grabovci këto komente i bëri në një konferencë për media.
Ai tutje tha se GP i PDK-së është thellësisht i brengosur dhe i zhgënjyer me veprimin e fundit të EULEX-it që ndërlidhet me rastin “Kleçka”.
“PDK-ja do të bashkëpunoj me të gjitha grupet parlamentare në mënyrë që Kuvendi të rishikoj mandatin e EULEX-it. “Me veprimet e tilla, EULEX-i po rrezikon proceset në tërësi dhe veprimet e tilla nga ana jonë konsiderohen të padrejta dhe të papranueshme. Prandaj konsiderojmë se Kuvendi i Kosovës duhet ta rishikoj mandatin e EULEX-it në Kosovë”, ka thënë Grabovci.
Ai ka theksuar se mënyra se si misioni evropian po merret me rastin “Kleçka” është e turpshme dhe denigruese që mund të bëjë ndaj të akuzuarve, por mbi të gjitha, ndaj institucioneve të Kosovës.
Grabovci po ashtu ka thënë se kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është thellë i prekur për këtë rast/Indeksonline/