E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosje në shkollë, arrestohet i dyshuari

Një 18-vjeçar nga Peja është arrestuar me dyshimin e bazuar se ishte përfshirë në një rast të plagosjes me armë zjarri që ka ndodhur të premten, në oborrin e shkollës së mesme te Gjimnazit “Bedri Pejani “ në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, ditën kritike gjersa viktima së bashku me të dyshuarin (shokun e tij të klasës), ishin duke luajtur në oborrin e shkollës, i dyshuari pa dashje kishte shkrepur në drejtim të viktimës duke e lënë të plagosur në stomak. Gjendja e tij sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›