Thaçi: Shumë më mirë do të jetonim në një shtet

Në manifestimin kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi rikujtoj gjeneratat e tëra të rëna për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarë, që nga periudhat e hershme.
Më këtë rast, kryeministri tha se kryetari i parë i Qeverisë shqiptare, Ismail Qemali dhe arkitekti i pavarësisë, Hasan Prishtina, janë figurat kryesore të kombit, duke përmendur edhe heroi dhe dëshmorët e kombit në periudha të ndryshme, transmeton koha.
“Nuk ishte dëshirë e jona të jetojmë në dy shtete. Shumë më mirë do të jetonim në një shtet të vetëm brenda familjes evropiane”, tha kryeministri Thaçi.
Në këtë manifestim foli edhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi, i cili tha se shqiptarët vazhdimisht ishin të robëruar që nga perandoria e Osmani e deri të ish Jugosllavia e së fundi edhe Serbia.
“Por, ne vazhduam rezistencën tonë pa u ndalur kurrë, prandaj kjo rezistencë vazhdon dhe sot. Duhet të jemi sërish të bashkuar për të kaluar edhe këto sfida që i kemi përpara”, tha Demaçi./Indeksonline/