E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK Thaci Vizat do te hiqen brenda 15 muajve

Partia Demokratike e Kosoves ka vazhduar fushaten elektorale ne vendlindjen e liderit te saj Hashim Thaci. Para simpatizanteve ne sheshin Adem Jashari ne Skenderaj Thaci ka perseritur premtimin e tij se me Qeverisjen e PDK-se brenda 15 muajve te ardhshem do te hiqen vizat edhe per qytetaret e Kosoves. Kreu i PDK-se ka kerkuar nga bashkevendasit e tij qe te dalin dhe te votojne ne menyre masive me 12 dhjetor per tia mundesuar atij edhe nje mandat ne krye te Qeverise se Kosoves.

Tani duhet te mobilizohemi edhe per betejat e tjera demokratike. Dje ishim se bashku ne luften tone per liri ishim bashkeluftetare te lirise dhe pavaresise tani duhet te vazhdojme me te bashkuar se kurre me pare ne betejen tone te re tha Hashim Thaci Kryetar i PDK-se

Pas Skenderajt Thaci ka ndaluar ne komunen tjeter te Drenices ne Drenas ku eshte shprehur i sigurt ne fitoren e PDK-se. Ai u ka bere thirrje qytetareve te kesaj komune qe te kontribuojne per nje fushate te qete dhe demokratike dhe te bashkohen per ti dhene edhe nje mandat PDK-se.

Une si Kryeminister i Republikes se Kosoves edhe ne mandatin e ardhshem bashke me bashkepunetoret e mi do te jem ne krye te pergjegjesive shteterore dhe do tju sherbej te gjitheve. Urime fitorja vijoi Thaci.

Thaci tha se me fitoren e PDK-se do te kete mireqenie rritje te pagave per 70 mije nepunes civil ne Kosove e po ashtu edhe per mesuesit minatoret si dhe do te hapen vende te reja pune.

Shkelzen Osmani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›