Rama në Roskovec: Vrasja të zbardhet një orë e më parë
Kryetari i PS-së Edi Rama e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë dhe që tronditi mbarë vendin. Shpresoj që rrethanat të zbardhen një orë e më parë” tha Rama i cili shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e madhe.
TIRANE- Kryetari i PS-së Edi Rama udhëtoi mbrëmë drejt Roskovecit të Fierit, ku ndodhet dhe banesa e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi. Në një prononcim për median Rama tha se ngjarja ishte shumë e rëndë dhe tronditi mbarë vendin “Është një ngjarje e rëndë sa më ska, pasi u vra te dera e shtëpisë një qytetar që përfaqësonte shumë qytetarë të tjerë. Është një ngjarje nga ato që tronditin një vend të tërë. Shpresoj që rrethanat të zbardhen një orë e më parë” tha Rama i cili shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e madhe.
Ndërkaq, kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, gjatë një prononcimi për NEWS 24 u shpreh se, kjo është një ngjarje shumë e rëndë. “Është një tronditje shumë e madhe. Ajo që mund të them është që shteti duhet menjëherë të marrë masat për të zbardhur ngjarjen”, - tha ajo. Ajo e ka përshkruar Xhindin si një deputet korrekt, të motivuar, me marrëdhënie shumë korrekte me njerëzit, me zonën dhe një deputet shembullor. Sipas Leskaj, ngjarja erdhi si pasojë e nivelit dhe problemeve me sigurinë dhe rendin në vend.
Deputeti socialist Fatmir Xhindi, babai i tre fëmijëve, u vra mbrëmë me 6 plumba kallashnikovi pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit. Policia ende nuk jepen të dhëna mbi autorin apo autorët e vrasjes apo motivin e ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)