E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi sot voton mocionin

PRISHTINE-Kuvendi i Kosoves sot do te shqyrtoje mocionin e mosbesimit ndaj Qeverise. Mocioni eshte paraqitur ne fund te javes se shkuar nga partia opozitare AKR e drejtuar nga Behxhet Pacolli.

Nese mocioni merr shumicen e nevojshme te votave ne seancen e sotme kjo do te shenonte renien e qeverise dhe do te conte ne shperberjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e jashtezakonshme.

Pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit ushtruesi i detyres se kryetarit te Republikes pas keshillimeve me partite politike vendosi mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme me 13 shkurt.

Votimi i sotem mund ta coje Kosoven ne zgjedhje te jashtezakonshme qe do te thote se votimet duhet te mbahen perpara fundit te ketij viti.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›