Vetevendosje krijon dhe 3 pika te reja ne Kosove
Viti 1 nentor NOA - Qendra e Levizjes Vetevendosje ka mbajtur tre tubime publike ne Viti duke formuar aty edhe pikat respektive. Keshtu behet me dijeni per agjencine e Lajmeve NOA se tubimi i pare u mbajt ne fshatin Budrike ku Albin Kurti theksoi se gjendja politike ne Kosove eshte e patolerueshme dhe se nje gje e tille nuk duhet vazhduar.
Ai me tej vuri theksin ne bashkepunimin me bashkesine nderkombetare duke thene se Levizja Vetevendosje eshte per bashkepunim me bashkesine nderkombetare por jo ne baza te servilizmit. Sipas tij bashkepunimi i Kosoves me mekanizmat nderkombetare duhet te jete ne baza te partneritetit.
Ndersa tubimi i dyte u mbajt ne fshatin Smire ku dhe ketu te pranishmeve te shumte iu drejtua lideri i Vetevendosjes Albin Kurti i cili me kete rast theksoi se ndryshimi eshte i mundshem nese behemi bashke.
Ata te cilet behen bashke ne Levizjen Vetevendosje sjellin strukturen dhe organizimin. Kesisoj ndryshimi i gjendjes se rende politike ne vend eshte i mundshem tha ai.
Per ta perfunduar shpuren e takimeve me fshatin Goshice ku Albin Kurti theksoi se Levizja Vetevendosje nuk do te bej as koalicion parazgjedhor e as pas-zgjedhor me asnje nga partite politike te cilat e kane keq-qeverisur Kosoven ne vitet e pasluftes ne Kosove. Ai inkurajoi qytetaret dhe te pranishmit qe te perkrahin levizjen Vetevendosje ne menyre qe Kosoven ta bejme te dinjitetshme dhe ta kthejme kah Shqiperia.
n.e/NOA