E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK feston 17 vjetorin

Partia Demokristiane ka festuar 17-vjetorin e krijimit te saj ne 11 dhjetor te vitit 1991.

Ne pritjen koktej te shtruar kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka ka deklaruar se partia e tij do te jete pjese e koalicionit te djathte, ndonese pak muaj me pare ata u nxorren jashte qeverisjes.

“Prania e PDK-se ne qeverisje dhe angazhimi yne konkret dhe ne perputhje me programin tone politik, per te perfaqesuar realisht interesat e elektoratit te djathte qe na votoi, krijuan nje shqetesim dhe nje reagim nervoz te qarqeve dhe klaneve politike brenda koalicionit te djathte te cilet pushtetin e fituar me voten e qytetareve e shikojne vetem si nje mjet sundimi dhe pasurimi”, eshte shprehur Ndoka.

Sipas tij, e djathta shqiptare sot nuk ka nje identitet te qarte pasi nevoja per pushtet ka demtuar rende identitetin e disa partive duke braktisur keshtu perfundimisht misionin e saj.

“Ne jemi te vendosur - u shpreh Ndoka - te krijojme nje pol te ri te politikes se djathte”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›