E Diel, 1 Nëntor 2026

Jepet masa arrest me burg për vrasësin e biznesmenit

Gjykata e Shkallës së parë të Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Afrim Rraboshtën. Rraboshta vrau me dy plumba pistolete Afrim Bitanin. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 8 dhjetor në aksin Shkodër-Barbullush 

SHKODËR- “Arrest me burg”, ka qenë vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë në Shkodër për Afrim Rraboshtën, autorin e vrasjes së Arben Bitanit. Nën masa të forta sigurie, paraditen e së enjtes është zhvilluar seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj Afrim Rraboshtës. Kërkesa e prokurorit të çështjes Vat Stakaj në dhënien e masës së sigurisë është aprovuar nga trupi gjykues, i cili ka lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës që i dyshuari për vrasje të hetohet nën masën e sigurisë. 37 vjeçari Afrim Rraboshta vrau me dy plumba pistolete Arben Bitanin. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 8 dhjetor në aksin rrugor Shkodër–Barbullush. Krimi në Shkodër u krye për një borxh që autori i kishte viktimës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›