Pango: Enver Hoxha ngelte ne mesime

Eshte ky rrefimi i ministrit aktual te Kultures, Ylli Pango, i diplomuar ne te njejtin universitet ku studionte edhe diktatori shqiptar.
“Ne baze te dokumentave qe une kam fotokopjuar ne arkiven franceze, Enveri ka ngelur ne klase pasi nuk ka ndjekur mesimet”, ka deklaruar Pango, i cili shton se Hoxha ka qene nje njeri qe nuk ishte i dhene vetem pas komunizmit.
“Ai ka qene nje njeri qe ka frekuentuar te gjitha llojet e klubeve. Pervec atyre komuniste, ai ndiqte edhe klube te tjera”, pohon Pango.
Ai shton me tej se per te fotokopjuar dokumentat e arkivit ne Montepellier ka qene shume e veshtire, per shkak te paraqitjes me pare te disa familjareve te diktatorit.
“Mezi e kam nxjerre lejen per te hyre ne arkiva, pasi aty kishin qene me pare disa familjare te diktatorit qe kerkonin detaje nga jeta e tij. Dhe duke qene se ishin detaje qe nuk e nderonin ate, ata i moren dokumentat. Kjo ka qene nje rezerve per te me futur mua ne arkiv, ku dhe fotokopjova dokumentet”, ka shtuar Pango.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code