PDK heq dore nga rishqyrtimi i mocionit per kushtezimin e bisedimeve me Serbine

Ne Kosove grupi parlamentar i Partise Demokratike ne pushtet ka hequr dore nga rishqyrtimi i nje mocioni te miratuar ne Parlament per kushtezimin e vazhdimit te bisedimeve me Serbine me ndricimin e fatit te personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove.
Grupi parlamentar i Partise Demokratike kerkoi qe ky debat ne Parlament te mbyllet pasi kjo eshte ne dem te personave te zhdukur. Ata thane se ndricimi i fatit te personave te zhdukur eshte nje detyrim shteteror dhe kushtetues i te gjitha institucioneve te Kosoves.
Javen e kaluar Parlamenti miratoi kete mocion i cili pasoi interpelancen e shefes se delegacionit te Kosoves ne bisedimet me Serbine Edita Tahiri lidhur me ceshtjen e zbardhjes se fatit te personave te zhdukur qe eshte shtruar edhe ne bisedimet Kosove-Serbi te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.
Por pas votimeve u tha se deputetet e Partise Demokratike te Kosoves kishin paqartesi rreth tekstit te votuar dhe per kete kerkuan rishqyrtimin e tij. Kjo kerkese beri qe Parlamenti i Kosoves te nderpriste punimet javen e kaluar pasi opozita braktisi seancen ne shenje mospajtimi per rishqyrtimin. Nderkohe edhe sot Shoqatat e familjareve te personave te zhdukur gjate luftes ishin mbledhur para dyerve te Parlamentit duke i bere thirrje deputeteve qe te mos e shfuqizoje mocionin e miratuar.
Kosova doli nga lufta me rreth 6 mije te zhdukur dhe 13 vjet me pas mbetet i paqarte fati i 1 mije e 781 vetave pjesa me e madhe e te cileve shqiptare.