E Diel, 1 Nëntor 2026

Jolie i blen një helikopter si dhuratë dasme Brad Pittit

LOS ANGELES- Angelina Jolie ka vendosur që burrit të saj të ardhshëm, Brad Pitt, t’ia blejë një helikopter si dhuratë, njofton The Sun.

Burimet e tabloidit thonë se aktorja ka shpenzuar rreth 1.25 milion euro për këtë dhuratë dhe ia ka paguar orët për që aktori të mësojë fluturimin.

Jolie e ka kuptuar pasionin që ka Pitt për helikopterët, prandaj ka vendosur që t’ia blejë një të tillë.

“Edhe pse Brad ka leje për të pilotuar, megjithatë do t’i duhen disa orë mësim për ta përsëritur njohurinë dhe të fitojë pakëz përvojë para se ta ngrejë në lartësi të fejuarën e saj”, ka thënë një burim për tabloidin britanik The Sun.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›