E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Formohet sot qeveria e perkoheshme

Pritet qe udheheqesit grek te takohen sot per te formuar nje qeveri te perkoheshme per te udhehequr kete vendin e zhytur ne nje krize te thelle ekonomike deri ne zgjedhjet e ardhshme.

Partite kryesore deshtuan ne disa perpjekje per te formuar nje qeveri te re pasi nga zgjedhjet qe u zhvilluan ne fillim te ketij muaji nuk doli nje fitues i qarte.Udheheqesi socialist Evangelos Venizelos tha se vendi tani duhet te zhvilloje zgjedhje te reja ndoshta muajin e ardhshem.

Ka shume te ngjare qe nga zgjedhejt e reja te  dale nje parlament  ku asnjera prej partive nuk do te kete  vota te mjaftueshme per te formaur nje qeveri te re. Por koalicioni i majte i udhehequr nga Alexis Tsipras i cili fuqishem kundershton masat shternguese  ekonomike ka fituar perkrahje te mjaftueshme per te patur ndikim te madh. Kjo mund te coje Greqine ne nje konflikt me Bashkimn  Evropian udheheqesit e te cilit kane thene se Greqia nuk do te merre fonde te tjera  ne qofte se nuk perqafon planin e veshtire per paksimin e borxheve.

Ngerci politik i Greqise ka prishur tregjet evropiane  dhe po kercnon  te minoje eurozonen. Kjo ceshtje ka qene ne krye te axhendes se bisedimeve zyrtare midis presidentit te ri te Frances Fransua Hollande dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Gjate takimit te tyre dje ne Berlin dy udheheqesit thane se ata jane ne favor qe Greqi te vazhdoje te mbaje monedhen e bashkimit te 17 vendev europiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›