PDK-ja i del krah “Kamishit”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se pyetjet e deputetit Haxhiu kanë qenë shumë të qarta, kanë qenë shumë konkrete dhe kanë pas një adresë se kujt i janë adresuar dhe nga kush janë kërkuar sqarimet.
“Unë e vlerësoj se Grupi parlamentar dhe asnjë deputetët nuk ka nevojë të ketë avokat apo të bëhet avokat i dikujt tjetër. Zotëri Haxhiu ka qenë shumë i qartë në shqetësimet që i ka ngrit dhe normalisht që e përkrahim zotëri Haxhiu dhe ne do të presim datën 9 (shkurt). Ndërsa ato që ka ngritur sot zotëri Selimi me të vërtet janë disa insunuata që mund të merren edhe si shantazhe. Megjithatë ne nuk e pranojmë gjuhën e shantazhit, nuk e praktikojmë as ndaj të tjerëve”, ka theksuar Grabovci.
Për më tepër, ai ka thënë se të gjithë e ditën se kush ka qenë SHIK-u, një organizatë që ka qenë pjesë e institucioneve legale të Kosovës dhe që ka punuar prej një date në një datë caktuar, duke përfunduar misionin.
Gjithashtu, Grabovci ka thënë se nëse deputeti Selimi është i informuar dhe ka informacione të tjera, do të ishte në interes të qytetarëve të Kosovës, që të kërkohen sqarime prej tij.
Nga ana tjetër deputeti, Bekim Haxhiu apo siç quhet ndryshe “Kamishi”, nuk ka dashur që të flas, duke thënë se pyetjet nuk i janë drejtuar deputetit Selimi, por Albin Kurtit.
“Ne e kemi lënë një afat për Albinin dhe e presim të nëntin (9 shkurtin), por realisht e presim datën nëntë. Pyetjet kanë qenë për Albin Kurtin, nuk kanë qenë për të”, ka thënë Haxhiu.
Ditë më parë, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka adresuar një sërë akuzash në drejtim të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar që publikisht të jap sqarime për disa takime me serbë dhe për mbajtje të korrespodencës me një serbe, edhe pas përfundimit të luftës.
Pak ditë më vonë, Haxhiu ka thënë se nëse deri më datën 9 shkurt, Albin Kurti nuk jap sqarimet e kërkuara, atëherë ai do të dal me fakte për këto që ka folur. (Kosovapress)
VV Kamishit: Nuk i frikësohemi spiunëve
Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, mbajtur të enjten, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kosovës, e cila, sipas tij, nëpërmjet SHIK-ut po shantazhin me shpifjet, këdo tjetër që nuk po mendon si ata.
Selimi, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ngritur çështjen e akuzave të cilat janë drejtuar ndaj liderit të Vetëvendosje nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Selimi ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe SHIK-u kanë nxjerr sërish agjent në skenë për të bërë shantazhe. Për këtë, ai ka kërkuar nga ekzekutivi i vendit që të ndaloj këto shantazhe dhe të mos krijojnë mjegull për të shmangur vëmendje nga çështjet me rëndësi.
“Kemi një mesazh për Qeverinë dhe SHIK-un. Mjaft me këto shantazhe dhe presione ndaj opinionit! Nëse mendoni se mund t’i bëni dikujt presione e shantazhe e keni gabim. Nëse doni t’i frikësoni tjerët prapë e keni gabim. Tashmë është tepër vonë për ju. Kush ua jep juve këtë të drejtë? Kush jeni ju të angazhoni spiunë për të shantazhuar njerëz për të quar mjegull dhe për të shmangur opinionin? Kush jeni ju që i jepni vetes të drejtë të ngrisni teori konspiracioni për të hutuar opinionin? Pse e keni mashtruar opinionin se e keni shuar SHIK-un?”, ka pyetur Selimi.
Për më tepër, ai ka shtuar se me mbarimin e luftës është menduar se do të mbarojë përfshirja e agjentëve në politikë, por, sipas tij, kjo nuk paska përfunduar. Madje, Selimi ka thënën se ngritën disa pyetje duke u ditur se ato janë shpifje që nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën.
Deputeti Selimi ka thënë se nuk i përgjigjen SHIK-ut, pasi sipas tij, këta të fundit, duhet t’i përgjigjen drejtësisë dhe qytetarëve. /Kosovapress/