E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK mbi dënimin i ish-krerëve të UÇK-së: Do ta kundërshtojmë me çdo mjet

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur indinjatën dhe kundërshtimin e saj ndaj vendimit.

Në një deklaratë për mediat, PDK e cilëson aktgjykimin një padrejtësi të madhe, duke pretenduar se ai mbështetet në materiale të fabrikuara nga Serbia për të kriminalizuar luftën e UÇK-së.

“Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë, por historia e Kosovës është shkruar në Kosovë, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova.

Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim”, thuhet në reagim.

PDK thekson se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi iu përgjigjën vullnetarisht drejtësisë, me besimin se e vërteta do të triumfonte.

“PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës”, përfundon reagimi

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›