Astrit Patozi kërkon të hapen dosjet e vitit 1997
Share
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi kërkon hapjen e të gjitha dosjeve të vitit 1997. Duke folur për GSH, Patozi ka insistuar në hapjen e çdo dosje që u ka shkaktuar traumë qytetarëve shqiptarë.
Ka elementë mjaft të faktuar do të thoja, nga dëshmitarë okularë, prova të tjera, për të provuar atë që ndodhi, një traumë për shqiptarët. Ka pasur një tentativë për hapjen e tyre para disa vitesh, por nuk e di pse u ndërpre, tha Patozi.
GSH shkruan se në vitin 1997 ishte opozita e majtë që përdori bandat për të ardhur në pushtet.