PDK nis përgatitjet për zgjedhjet në parti

Anëtarët e kryesisë së PDK-së kanë marrë të hënën udhëzime se si duhet të mbahen zgjedhjet nëpër degë dhe nëndegë.
Por, për më shumë se dy orë takim, ata del të kenë biseduar vetëm çështje organizative.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka mohuar të kenë marrë ndonjë vendim apo të jetë biseduar për mënyrën e zgjedhjeve apo edhe për koalicionin me AKR-ne.
“Është diskutuar vetëm për çështje organizative dhe çështje teknike. Nuk është diskutuar për çështjen e votimit, por vetëm për çështje teknike”, ka thënë ai.
I pyetur nëse në mbledhje ka marrë pjesë Fatmir Limaj, ai ka thënë se nuk është ndonjë çështje e veçantë se kush ka qenë e kush jo.
Në këtë takim, ka munguar Jakup Krasniqi, i cili ndodhet në Londër për një vizitë zyrtare. /kosovapress/