Turqi kremton Ditën e Republikës
Qeveria ka ndaluar për ''çështje sigurie'' një marshim të madh në mbrojtje të ''Atdheut dhe Republikës'' nga ana e 40 partive dhe shoqatave me mbështetjen e CHP-së (socialdemokratët), partia kjo kryesore e opozitës.
Por festa e prish edhe për shkak të luftimeve më të reja në Turqi, me ç’rast një polic turk dhe tetë kryengritës kurdë humbën jetën si pasojë e përleshjeve të armatosura në juglindje të Turqisë.
"Në provincën Sirnak, pranë kufirit me Irakun dhe Sirinë, anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) filluan sulme kundër forcave të sigurisë në pesë pozicione të ndryshme, duke vrarë një polic", theksuan burimet zyrtare turke.
Më pas ushtria turke nisi një operacion kundër kryengritësve, në distriktin Beytussebap, duke vrarë tetë prej tyre.
Rreth 45 000 persona kanë vdekur, që kur PKK iu drejtua armëve në vitin 1984, për autonominë e rajonit juglindor të Turqisë, ku mbizotëron popullsia kurde.