PDK rinominon Hashim Thacin per Kryeminister
Partia Demokratike e Kosoves dje nominoi Hashim Thacin edhe per nje mandat ne postin e Kryeministrit te Kosoves. PDK-ja ka zhvilluar dje nje konvente zgjedhore alla amerikane ku si fillim eshte kenduar himni kombetar shqiptar dhe fjalimet kane qene me shume premtime elektorale. Para pjesemarresve te kesaj konvente per figuren e Thacit folen nje student nje pensionist dhe nje ish-pjesetar i UCK-se. Ata i shprehen falenderimet per gjithe ckishte bere deri tani per ta ndash qe te jene studente te lumtur pensioniste pa brenga dhe luftetare qe i sollen vendit lirine. Ata thane se me Hashim Thacin Kryeminister gjate viteve qe vijne ndiejne siguri se cdo gje do te jete me mire per ta e Kosoven. Nderkohe propozimi i nenkryetarit te kesaj partie Hajredin Kuci qe Hashimi te jete kandidati i kesaj partie per Kryeminister te Kosoves pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit per te cilat u shpreh i bindur se PDK do ti fitoje u prit me ovacione e duartrokitje te gjata nga pjesemarresit. Kuci ne favor te kandidatit permendi lirine e fituar me te pavaresine e shpallur prej tij prosperitetin ekonomik dhe transformimet qe i hapin rruge vendit drejt euro-integrimeve. Thaci ne fjalen e tij nuk i kurseu premtimet per mireqenien qe e pret popullin e Kosoves dhe vendin nen drejtimin e tij gjate viteve te ardhshme si dhe shnderrimin e Kosoves pjese te Bashkimit Europian si vendet e tjera. Ai falenderoi ata qe ia besuan drejtimin e partise e te vendit gjate viteve te shkuara.
Top ShowNe nje interviste te dhene per emisionin Top Show te gazetarit Alban Dudushi ne Top Channel Kryeministri Thaci premtoi se ne rast te rimandatimit brenda 15 muajve te pare te qeverisjes Kosova do te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave dhe brenda 4 viteve Kosova do ta shohe veten e anetaresuar ne NATO.
Brenda 15 muajve nis procesi i liberalizimi te vizave ndersa brenda mandatit 4 vjecar vendi do te anetaresohet ne NATO. Nisja e procesit te bisedimeve me Serbine eshte pak a shume nje njohje e Kosoves nga ana e Serbise. Jam i bindur se Serbia ne fund te procesit te dialogut do te njohe Kosoven si shtet te pavarur. Kosova nuk do te diskutoje per kufijte dhe territorin u shpreh kryeministri ne ikje i Kosoves Hashim Thaci.