AAK Nuk i besojme premtimeve te Kryeministrit
Blerim Shala
Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Blerim Shala ka thene te enjten se deklaratat e Kryeministrit ne doreheqje Hashim Thaci te bera gjate diteve te fundit nuk jane aspak realiste. Duke u nderlidhur me deklaratat e Kryeministrit se Kosova shume shpejt do te jete pjese e NATO-s dhe e Bashkimit Europian Shala ka thene se keto jane procese te nderlikuara qe kerkojne shume pune dhe angazhim. Shala i beri keto komente pas takimit me ambasadorin italian ne Kosove njeheresh perfaqesues i BE-se per Veriun e Kosoves Michael Giffoni me te cilin ka biseduar kryesisht per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te 12 dhjetorit.