PD:Rama të mos fshihet pas alibive
Partia Demokratike i bëri thirrje sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të mos fshihet pas alibive të kota, të një humbësi në panik, por të përballet me socialistët. Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PS, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha gjatë një konference për shtyp se "Edi Rama për të maskuar humbjen e tij sërish bëri fjalë për krim elektoral, por kësaj rradhe hoqi çdo maskë dhe shpalli kriminelë elektoralë komisionerët socialistë, të cilët në përputhje të plotë me ligjin së bashku me komisionerët e forcave të tjera politike i garantuan vendit procesin zgjedhor me integritetin më të lartë në të gjithë historinë e tij".
Mëhilli deklaroi se Partia Demokratike, duke shprehur respektin e thelle për komisionerët e të gjitha forcave politike, për punën dhe përkushtimin e tyre, denoncon edhe njëherë qëndrimin e Edi Ramës, të motivuar totalisht nga përgjegjësia që ka për humbjen e zgjedhjeve dhe rënia në pakicë në Tiranë dhe në një sërë qytetesh të vendit, në nivel lokal