Llalla: Prokuroria ka mbajtur qëndrim të njëanshëm

Kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Adriatik Llalla u shpreh në studion e "Ora News" se prokuroria ka mbajtur qëndrim të njëanshëm për disa çështje të zyrtarëve të lartë. Sipas tij prokuroria ka vendosur padrejtësisht për disa çështje por nga ana ILDKP janë ndjekur rrugët e ankimimit duke njoftuar kuvendin dhe presidentin. Ai shtoi gjithashtu se prokuroria ka qënë më pakbashkëpunuese me ILDKP duke shtuar se shpeshherë ajo ka bërë rolin e mbrojtësit në shkelje të ligjit