Tiranë, bie nga pallati, vdes 27-vjecarja
TIRANË-Sot në mbrëmje një ngjarje e rëndë ka shokuar zonën e Don Boskos në Tiranë kur një grua ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga pallati.
Gruaja, emri i së cilës mësohet se është Brunilda Doçi 27 vjeç rreth orës 21:30 minuta ka rënë nga ballkoni i pallatit, ku besohet se ajo banonte. Si pasojë ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mendohet se shkaqet e vdekjes të jenë aksidentale, sipas edhe burimeve të policisë konfirmohet hipoteza e vdekjes aksidentale. Policia bën të ditur se pasi ka shkuar në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë. Pas të dhënave paraprake të marra nga banorët e pallatit e të zonës mësohet se nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në këtë zonë ku vetëm në vitin e fundit kanë ndodhur dy vetëvrasje.
Policia ka filluar menjëherë të marrë në pyetje familjarët e viktimës të cilët mendohet se gjendeshin në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

(adisin/BalkanWeb)