PDSH Qeveria po shpeton deputetin spiun
PDSH ne Maqedoni ka akuzuar sot komisionin e ngritur per ligjin e lustracionit se po tenton te mbroje deputetin e BDI-se qe sipas saj ka qene bashkepunetor i sherbimeve sekrete te ish-Jugosllavise.
Ndodhi ajo qe paralajmeronim ne. Per fat te keq komisioni per lustracionin nuk vendosi ne baze te dokumentit prej 13 fletesh ku deputeti i BDI-se pranon se ka qene bashkepunetor i sherbimeve sekrete ka deklaruar zedhenesi i PDSH-se Adriatik Imeri.
Ai e ka cilesuar si skandaloz votimin ne radhet e komisionit qe shpeton deputetin e partise se Ali Ahmetit duke u shprehur se ky votim eshte kunder realitetit.